Aktorja e humorit, Arjola Demiri është përballur shpesh me kritika nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale në fotot që poston.
Kësaj here një ndjekëse nuk ka komentuar pozat apo veshjen e Arjola Demirit, por ka vendosur të risjellë një moment viral të aktores ndërsa ishte ende pjesë e “Big Brother Vip.”
Bëhet fjalë për disa foto të ish-banores së BBV, e cila qëndron e shtrirë në krevat me këmbët e palara.
Në një nga fotot në profilin e saj në Instagram një ndjekëse i komenton:
“A e ke larë zhulin e këmbëve?”
Nga ana tjetër ish-banorja nuk ka ngurruar t’i kundërpërgjigjet ndjekëses me ironi: “Jo Rudinçkë se ke marrë vesh se i kam bërë tato”
Por “sherri” virtual në seksionin e komenteve nuk ka përfunduar me kaq, pasi ndjekësja i shkruan Arjolës se sipas saj “do të ngelet zhulse si në pamje ashtu në shpirt.” Gjthashtu ndjekësja ka përmendur edhe foton që aktorja e humorit publikoi pak ditë më parë me Kryeministrin Edi Rama.
“ëj tatto sa të duash prap zhulse do ngelesh, si në pamje ashtu edhe në shpirt. U qurravite sa u këpute. Tani shkon e lëpin b*thën e Ramës. Je shumë mirë por shumë fallco.”- thuhet në komentin e ndjekëses.
“Ke nevojë për vizitë tek doktori, s’më mëson dot mua një femër e frustruar, e acaruar, qelbanike, mizerje, shpirt zezë si ti se çfarë bëj unë…. A po të vjen inat a”- përgjigjet Arjola në komente.