Einxhel ka qenë e ftuar si bashkëmoderatore në emisionin “Goca dhe Gra”, në Top Channel. Teksa po diskutonin marrëdhënien në distancë si temë Einxhel ka treguar se të njëjtën gjë e ka përjetuar edhe ajo e vazhdon e ndjen, ndonse me Dagz takohet shpesh.
Por sigurisht që Dagz ka gjetur një mënyrë si ta surprizojë të dashurën e tij. Ai ka dërguar një buqetë me lule në studio ku shkruhet: “Pa gra, s’ka botë. Bota ime pa ty s’ka kuptim.” Teksa Einxhel e ka marrë në duar është emocionuar, e ka falenderuar dhe është shprehur se kjo është hera e parë që Dagz I dhuron një buqetë me lule.
Më tej ajo e ka kthyer me batutë ku I drejtohet Dagz e I thotë më mirë I kishim harxhuar me diçka tjetër ato lekë. Gjithësesi ajo u duk mjaft romantike, siç rrallë herë e kemi parë.