Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo u bë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, ku bëhet e ditur se Kurti gjatë qëndrimit në SHBA do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.
Sipas njoftimit, i pari i Qeverisë së Kosovës sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).