Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP” Sheila Haxhiraj ka sqaruar të vërtetën e historisë që fshihet pas këngës së saj të fundit me titull “Makalina”.
“Po, “Makalina” është një këngë bazuar në një histori të vërtetë, personale timen. Ku kam folur për humbjen e një prej njerëzve më të rëndësishëm për mua, marrëdhënien mes shoqes dhe jo vetëm kaq për mua…!”, tha Sheila.
E ftuar sot në “Wake up” Sheila tregoi se kënga i dedikohet një shoqeje që ka ndërruar jetë për shkak të leuçemisë dhe që ka qenë si motër për të.
“Makalina është bazuar në histori personale. Para shumë vitesh kam humbur një prej mikeshave të mia më të mira e cila nuk i ka shpëtuar dot sëmundjes së leuçemisë. Këtë histori vendosa ta shpreh përmes këngës. Ishte më shumë se një shoqe, ishte motër. Kam qarë, qeshur me të. Ka ditur shumë gjëra të miat. Një motër do thoja”, u shpreh ajo.
E pyetur nëse ka qenë e shqetësuar për komentet e njerëzve, Sheila tha se nuk e ka patur aspak problem duke shtuar se kjo është mënyra e saj e të bërit art.
“Nuk e kam patur këtë merak sepse jam artiste dhe kjo është mënyra ime për të shprehur atë që kam brenda. Është forma e artit që të them atë që dua me fjalët dhe energjinë.”