Këngëtarja e njohur Fifi ishte sonte e ftuar në “Më lër të flas”, ku mes të tjerash foli dhe për marrëdhënien me të dashurin e saj, Adisin. Ajo u shpreh se kjo marrëdhënie është gjithçka që ka ëndërruar në jetë.
Fifi tregoi se si ka filluar lidhja e tyre, duke thënë se i ka shkruar vetë e para, pasi ky i fundit ishte interesuar për të.
“Marrëdhënia me Adisin është gjithçka që kam ëndërruar në jetë. Është dashur me u fut në Big Brother me njoh Kledin dhe pastaj me njoh Adisin. Kledi është kushëri i Adisit. Jena taku dy tre herë pasi kam dalë nga Big Brother. Pasi doli PM ishim mbledh krejt dhe Kledi u ul përballë meje, tha më pyeti Adisi ça shenje je. Thash leje se i shkruj vetë, jam dashi thashë. Më ka ardh më ka taku. Atë ditë e putha. Ishin tre katër qirinj të ndezur dhe nuk i rezistova dot”, tha ajo.