Fifi ka zbuluar mbrëmjen e djeshme një “borxh” që moderatorja Arbana Osmani i ka nje “borxh”. Fifi tha se kishin vene bast nëse do lidhej apo jo brenda shtëpisë së Big Brother, gjë e cila nuk ndodhi.
Pyetje: Je mërzitur me Arbana Osmanin? Fifi: Unë nuk di me rrejt, pavarësisht që disa lëvizje i kam bo palidhje. Lidhëm bast nëse do të dashurohesha brenda shtëpisë së Big Brotherit. Unë nuk dashurova brenda, ajo më ka një pal këpucë borxh dhe jam mërzit shumë që nuk mi ka la.
Ajo gjithashtu komentoi se përse Arjola e ka bërë bllok në rrjete sociale. “Refuzoj me u marrë me shumicën prej tyre dhe jam takuar me disa prej tyre, nuk kam bërë njeri bllok, thjesht pashë që dikush më kishte bërë bllok.
Kam shprehur pëlqim për dy a tre personazhe atje. Mbase gjithçka shihet, kam parë se kush s’ka folur dhe kush ka folur prapa krahëve për mu, kam dëgjuar gjëra të rënda. Por zënkat tona kanë ndodhur tre javorshin e parë dhe pas tre javëshit kam parë që duhet ta përkrah këtë njeriun”, tha Fifi.
“Për me i ik pakëz asaj vorbullës që ishte faza e Big Brother unë kisha sulme të padiskutueshme, kam humbur edhe miq. Më kanë thënë ishalla nuk bëhet më se ajo është shtirur. Unë nuk kam dashur kurrë t’i bëj lidhjet e mia publike, por e kam bërë publike për të treguar se sa e dashuruar jam unë me atë”, shtoi Fifi.
Kujtojmë se këngëtarja Fifi ishte ndër të vetmet banore të Big Brother VIP, në të cilën u panë të gjitha anët e njerëzores, përtej anës artistike që të gjithë e kishin parë para se ajo të ishte pjesë e spektaklit.