Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Efi, ishte e ftuar sot në rubrikën “Në Trotuar” në emisionin “E Diell”. Tema e parë ishte pikërisht për virtytet e saj.
Teksa të pranishmit në këtë rubrikë dhanë opinionet e tyre për Efin, nuk munguan as pyetjet për të. Kur u bë pjesë e programit të dashurisë është komentuar shumë për ngjashmërinë që ka me këngëtaren, Elvana Gjata dhe moderatoren, Bora Zemani.
E pyetja e parë për Efin ishte: “Do doje të kishte fat në dashuri si Bora, një karrierë si ajo apo të bekohesh me një djalë si Arbnori?”.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” u përgjigj shumë sinqerisht duke thënë se e “adhuronte Bora Zemanin”. “Normale që po, e adhuroj Borën e do doja të kisha fat në dashuri, karrierë apo një djalë si Arbnori”.
Ndërsa kur u pyet nëse do donte të prezantonte “Për’puthen”, Efi tha se “po” pasi “do ishte një shumë ë bukur”. Nderkohe qe të ftuarit po jepnin opinionet e tyre për “virtytet e Efit”, e vetmja që kishte mendim negativ për të ishte Shqipja, e cila e konsideroi “pa karakter si femër” duke e acaruar situatën.
Sipas saj, duke qenë se doli në takime me Mevlanin, i cili është bërë bozë në “Për’puthen” dhe e poshtëroi, atëherë është pa karakter sepse nuk duhej ta lejonte.