Pak kohë më parë u bë e ditur se Tuna dhe Patrisi janë ribashkuar, por kanë vendosur ta mbajnë lidhjen e tyre jashtë vëmendjes publike.
I ftuar së fundmi në “Pardon My French”, vëllai i Patrisit, Roberti ka konfirmuar lajmin. Ai zbuloi se dyshja janë ribashkuar dhe jetojnë bashkë.
“Ata jetojnë bashkë, kanë dhe fëmijën e dytë që kishte ditëlindjen tani afër. Jetojnë në Shkup. Patrisi udhëton dhe ata janë bashkë, përderisa ai jeton në Shkup ata duhet të jenë bashkë. Për më shumë të kishte dhënë përgjigje më mirë Tuna se ka kohë pa dalë në intervista, të japë përgjigje për jetën e vetë personale”, u shpreh Roberti.