Mikela Pupa dhe Erion Kukaj janë një nga çiftet e këtij sezoni të “Për’puthen”. Pavarësisht skepticizmit rreth lidhjes së tyre, ata vijojnë bashkë e nuk i kursejnë daljet publike.
Madje kanë bërë edhe plane për fëmijë ndonëse kjo nuk i përket të ardhmes së afërt. Të ftuar në ‘WhyNot’ në RTV Ora, çifti tregoi nëse do të bëhen prindër dhe se sa fëmijë kanë dëshirë të kenë.
Mikela:Ky është problemi në Shqipëri. Në momentin që del çift këto janë pyetjet e para. Ne duam ta shijojmë këtë gjënë deri në momentin që të vijë, nëse vjen është e mirëpritur.
Erioni: Nëse unë e kam problemin e kam problemin te emrat, kam gjetur të parin por më duhet të gjejë tre përnjëherë
Mikela: E kishim lënë për binjakë, jo trinjakë. Erioni tregoi po ashtu se Mikela është shumë xheloze teksa treguan se nuk e kanë fjalëkalimin e Instagramit.
Mikela Pupa dhe Erion Kukaj, janë çifti i tretë të cilët dolën nga emisioni i ‘Për’puthen’ për këtë sezon. Çifti u deklaruan për njëri-tjetrin mes ulje- ngritjesh që kaluan gjatë programit.