Pandemia e Covidit bëri që të humbnim shumë nga njerëzit tanë të dashur dhe shumë të tjerë i vuri në vështriësi tepër të mëdha.
Ikona e muzikës shkodrane, Justina Aliaj e ftuar sot në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ajo ka folur për periudhën më të vështirë të jetës pikërisht në periudhën e pandemisë.
Këngëtarja ka treguar se çfarë kaloi në periudhën kur ishte në koma, çfarë pa dhe momentet e lumturisë që ndjeu. “Isha në koma. Kujtoj shumë nga ajo kohë. Unë e besoj verbërisht që ka një jetë të përtejme.
Po kjo ishte sprovë. Shikoja një dritë tuneli, shikoja vetëm ujë, ujë, ujë, lule ngjyra-ngjyra. Uji ishte i kaltër, si jeshil siç nuk e kam parë kurrë më parë.
Isha krejt vetëm, isha shumë e lumtur derisa sa shkoja te dera, aty më mbyllej dhe nuk shkoja. Nuk ka nocion kohe, as gjeografike, asgjë. Ishte jashtëzakonisht bukur. Sot nuk e kam frikë vd ekjen.
Mbas asaj sëmundjes më ranë flokët dhe I them vetes si mund të dal në ekran. Filluan të dalin flokët që ishin bosh dhe u përdrodhën. Unë dola, kur ranë isha shumë e mërzitur”, u shpreh ndër të tjera Justina.