Pas reagimit të ashpër që pati ndaj deklaratave të Agim Doçit pak ditë më parë, Alban Ramosaj së fundmi është tallur publikisht me poetin dhe tekstshkruesin përmes disa postimeve në ‘Instagram’.
Albani ka publikuar një fragment të intervistës në ‘Instastoryn’ e tij, shkruan lajmi.net.
Tekstshkruesi kishte deklaruar se Alban Ramosaj duhet të konkurrojë për Kosovën në “Eurovision”.
Ramosaj e ka shoqëruar videon me filtrin i cili është bërë trend në rrjetet sociale, me fytyrën e një personi që qan, ndërsa në sfond dëgjohen të qeshurat e këngëtarit
Kujtojmë se Doçi deklaroi se kënga e Ronelës në “Eurovision” ishte më dinjitozja dhe se pretendimet që ajo ta fitonte ishin të shumta.
Ai u shpreh se këngëtarja kishte një fitore të merituar.
“Kur më thoshte njeri pse nuk ia dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosovës le të konkurrojë në “Eurovizion” për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse unë nuk mund të çoj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët.” u shpreh ai.
Në reagimin e tij Albani e cilësoi deklaratën e Doçit si raciste ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe me frymë komunizmi.
Ai përmendi përfaqësimin e Rona Nishliut në “Eurovision” e cila u rendit e 5 duke arritur rezultatin më të lartë historik të Shqipërisë.
“Uroj të jesh gjallë për vitin që vjen e të shohësh se si do na përfaqësoj një “shqiptar nga Kosova” !”- mbylli shkrimin Albani./Lajmi.net/