Bora Zemani duket se ka thënë fjalën e saj pas videos që bëri xhiron në rrjetet sociale ku u shfaq në krah të Donaldit gjatë festës pas sfilatës së Valdrin Sahitit.
Ajo ka publikuar ditën e sotme një video në ‘Instastory’ të fotografit Nori Kuka të shkëputur nga sfilata më e madhe e modës e organizuar nga Valdrin Sahiti.
Në video është kapur edhe Donaldi, kështu duke u postuar publikisht atë në profilin e saj të ‘Instagramit’, të cilën e ka fshirë më pas por që tashmë pamjet janë kapur.
Moderatorja nuk ka reaguar asnjëherë në mënyrë direkte për një ribashkim mes tyre por duket se bora është shkrirë dhe tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë mes dyshes.