Sindi Loci ka kritikuar dhe ironizuar publikisht Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, teksa i ka dalë në krah Beatrix Ramosajt, këngëtares nga Kosova e cila pati një lidhje dashurie me aktorin vlonjat.
Sipas Sindit, Donaldi dhe Bora janë “lojtarët më të më të mëdhenj”. Ajo është shprehur se gabimi i vetëm i Beatrixës ishte që u dashurua me pastërti dhe sinqeritet.
“Sa shpejt çirren fytyrat e vërteta të njerëzve! Po më vjen shumë çudi për ne si popull sa të çuditshëm jemi! E bëtë gocën e shkretë horr përpara të gjithëve, vetëm sepse u dashurua (me pastërtinë dhe sinqeritetin më të madh) dhe ra pre e dy lojtarëve më të mëdhenj”.
“Ndërsa dy të tjerët i nxorët shenjtorët e shekullit. Ju e trajtuat si “djaj” atë dhe familjen e vet për dy aktorët që ju pëlqyen aq shumë! A po ju pëlqejnë fytyrat e vërteta të aktorëve?!”
“Hajde popull dele, shkoni prapë mbështesni këta që ju gënjejnë, njerëzit fake si brenda dhe jashtë se gjithë jetën këtë keni bërë!” – ka shkruar Sindi për dyshen Donald-Bora.
“Mos nxirrni kot mllef tani e mos u pendoni! Këto janë figurat që ju doni! Këto janë njerëzit që ju pëlqejnë! Mos u ankoni as për Eurovizion, as për politikanë, as për figurat publike! Gënjeshtarët meritoni si popull se këto vlerësoni!”, ka shkruar Sindi.