Përputhen po i vjen fund, një emision që vendosi rekorde shikueshmërie dhe bëri gjithë shqiptarët të flasin për të dhe të merren me të.
Por nuk keni pse të shqetësoheni, Top Channel dhe autorja e Përputhen, Olsa Muhameti, do sjellin një emision që nuk është parë kurrë më parë në ekranet tona.
Bëhet fjalë për formatin “Too hot to handle” , super i suksesshëm në Europë kudo ku është transmetuar, ndaj dhe në Shqipëri e ka të garantuar suksesin.
Banorët e këtij reality shoë do të vendosen për rreth 1 muaj në një vilë në bregdet dhe synimi dihet. Ata duhet t’i rezistojnë joshjes dhe të eliminojnë kundërshtarin.
“Too hot to handle” është një format i cili është krijuar për beqarë të cilët qëndrojnë së bashku për 4 javë duke u argëtuar me sfida nga më të ndryshmet.
E kush do të jetë pjesë e formatit? Beqarët më të njohur nga “PërPuthen” por dhe beqarë të tjerë të famshëm do të na shoqërojnë në muajt me diell.