Këngëtarja Semi Jaupaj ishte sot e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku pranoi publikisht se kënga “Mos u kthe” ka qenë dedikim për Donaldin (dhe historinë e tij me Borën).
“Ylli Limani ishte një ndjekës i Big Brother VIP. Duke ditur dhe bëmat e tua, duke ditur dhe ndjesitë që përcillte dhe shoqja ime e ngushtë, biseduam mes miqsh, dhe doli kjo kënga. Kështu që po, është dedikim”, u shpreh Semi.
“Dedikim ë? O Zot, nuk e dija, qenka dedikim. Po këtë e di dhe bufi”, u përgjigj Donaldi, teksa shtoi: Unë aty brenda kur e dëgjova mendova se më duan të vdekur.
Semi i sqaroi se kjo pjesë është keqkuptuar.