Blogerja Saraha Berisha së fundmi është bërë “xheloze” për Pajtim Krasniqin ose siç njihet me emrin e artit DJ PM, dyshja u njoh në BBV.
Ajo është bërë xheloze sepse ai do të shkojë në udhëtim me shokët e tij, ndërkohë momentin e ka filmuar edhe e ka postuar në Instagram.
“Pra ti po më thua që sot do të ikish në jug me çunat ë, bravo. Javës tjetër jam unë me gocat. Faleminderit!”- shprehet Sarah duke qeshur.
Sarah dhe DJ Pm që pas daljes nga “Big Brother VIP’ kanë vendosur që të jenë më të rezervuar rreth lidhjes së tyre dhe po e shijojnë atë në maksimum.
Ata postojnë shumë rrallë foto apo video së bashku në rrjetet sociale ndërkohë edhe në intervista janë shprehur se dëshirojnë që ata të njohin njëri-tjetrin larg vëmendjes së publikut.
Para disa ditësh Sarah Berisha dhe Dj PM vendosën që udhëtimin e tyre të parë jashtë Shqipërisë ta bëjnë në Firence, Itali. Çifti duket se po shijojnë romancën e tyre e cila nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP.