Në intervistë ka thënë se i pëlqen shumë të dyja, por si duket Anxhela Peristeri e paska një të preferuar. Peristeri është shprehur se e vlerëson shumë zërin e Semit dhe se ajo meriton një karrierë shumë më të madhe.
“Më ka pëlqyer gjithmonë Semi Jaupaj, një zë shumë i mirë që meriton të bëjë një karrierë shumë më të madhe. Trixa është një tjetër bukuri e rrallë që këndon.
Ka shkëlqyer në “Your face sounds familiar” atëherë. Janë dy këngëtare që janë të dyja shumë të mira, por në momentin që jemi do më pëlqente të zgjidhja Semin”– tha Anxhela në një intervistë për “Mirage”.
Përveç dy këngëtareve më të përfolura të momentit ajo u vendos të bënte zgjedhje midis shumë këngëtarëve të tjerë. Anxhela si duket nuk ka hezituar aspak për të zgjedhur të preferuarin/ën.
Tayna apo Melinda? “Tayna më ka pëlqyer që ditën e parë, Melinda së fundmi më pëlqen pa masë.” Mozzik apo Majk? “M në katror.” Elvana Gjata apo Dafina Zeqiri? “Në shijet e mia është më shumë Elvana.”
Xhensila Myrtezaj apo Samanta? “Samanta.” Kida apo Dhurata? “Kida më pëlqen shumë.”Fifi apo Ronela Hajati? “Fifi kur jam e dashuruar dhe dua të dëgjoj balada, Ronela kur dua të dal dhe të harboj.”
Mc Kresha apo Lyrical Son? “Mc Kresha.” Yll Limani apo Butrint Imeri? “Yll Limani.” Era Rusi apo Ardit Çuni? “Nuk përgjigjem dot.” Sinan Vasalliu apo Dani? “Sinani meqë kemi një duet shumë të bukur.”
Aurela Gaçe apo Eli Fara? “Aurela është në shijet e mia.” Aida Baraku apo Armend Rexhepagiqi? “Nuk i ndaj, shkojnë bashkë.” Alban Skënderaj apo Flori Mumajesi?
“Flori është një nga kompozitorët dhe kantautorët e mi të preferuar, por ka edhe këngë të Albanit që i kam shumë të preferuara. Nuk di çfarë përgjigje të jap.”