Dy këngëtaret e njohura nga Kosova, Nora Istrefi dhe Leonora Jakupi, ishin pjesë e sfilatës së mbajtur pak ditë më parë nga stilisti Valdrin Sahiti ku shkëlqyen me veshjet e tyre.
Ajo që nuk i shpëtoi syrit të publikut është fakti se dyshja nuk u pa asnjë moment pranë njëra-tjetrës madje as nuk u përshëndetën. Arsyeja dihet, ju e dini mirë.
Këngëtaret vijojnë të mos flasin prej disa vitesh dhe shkak mendohet se është kënga ‘sa tkom dasht’ e Norës e cila, sipas disa informacioneve, fillimisht ishte shkruar për Leonorën, por studio vendosi t’ia jepte Norës.
E ftuar në “Shiko Kush Luan”, dy vite më parë këngëtares Leonora Jakupi iu drejtua një pyetje gjatë një loje ku duhet të përmendte se me kë nuk flet nga showbizi.
“Unë nuk jam person që mbaj inate; por “hë për hë” nuk do i flisja Nora Istrefit. Janë arsye të forta, se ka bërë një gabim të madh ndaj meje”, – u shpreh Jakupi.
Ja që edhe këngëtaret e njohura kanë mosmarrëveshje me njëra-tjetrën dhe për tema krejtësisht banale. Duket se historia e tyre nuk do zgjidhet kurrë. Kur nuk është zgjidhur deri tani…