Semi së fundi mori vëmendje me paraqitjen e saj në emisionin “Më lër të flasë” të Donaldit.
Ajo tashmë ka rregulluar raportet me Donaldin, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja i kishte dedikuar ish-çiftit këngën ‘Mos u kthe’.
Semi zbuloi në “Më lër të flas” se teksti u frymëzua nga bëmat që aktori i humorit shkaktoi, duke iu referuar kështu lidhjes që ai krijoi brenda shtëpisë së ‘BBV’ me Beatrix Ramosajn.
“Duke ditur bëmat e tua, duke ditur dhe ndjesitë që përcillte shoqja ime te unë, me sa duket është frymëzuar dhe doli kjo kënga.”, u shpreh këngëtarja.
Mirëpo gjatë qëndrimit brenda shtëpisë Semi dhe Beatrix patën një miqësi të mirë me njëra-tjetrën pasi ato njiheshin dhe jashtë por e gjitha u kris kur nisi romanca e saj me Donaldin dhe vajzat nuk ruajnë më kontakte.
E teksa Beatrix është goxha aktive në rrjetet sociale duke postuar foto dhe video nga përditshmëria e saj, ndjëkësit shpërthejnë në komente nga me të ndryshmet kur herë pas here thumbojnë aktorin e humorit.
Komenti i një ndjekëseje i ka tërhequr vëmendjen këngëtares, teska ka ironizuar deklaratën e Semit në lidhje me ‘bëmat’ e aktorit.
“O bëma, jo vetëm që shkëlqimi jot u djeg sytë por veç emri yt u mjafton që ti kapë paniku”– shkroi ajo.
Duket se këngëtarja nuk ka nguruar aspak ti kthejë përgjigje vajzës ku nuk i ka lënë as ajo prapa thumbat për ta.
“Dreqin, kam kaq shumë nofka të reja, ta ha zemrën”– iu përgjigj Beatrix.
Rikujtojmë se së fundmi lajmi i ribashkimit të Donald Veshaj me Bora Zemanin u bë kryefjalë e mediave rozë, dhe duket se mes tyre gjërat po shkojnë mjaft mirë.