Tanimë i shohim kudo bashkë, por në fillim Elgiti nuk ka patur një mendim të mirë për vëllezërit Veshaj. Këtë e ka zbuluar vetë ai i ftuar në “Më lër të flas”.
Në promon e emisionit Elgiti dëgjohet duke thënë: “Kam patur një mendim për ju që s’ju duroja dot fare”.
Kurse tani Elgiti dhe Donaldi e Romeo janë aq të pandarë sa partnerja e producentit, Klea Huta tha pak ditë më parë se “Elgitin s’po e shoh në shtëpi unë e shkreta. Po e sheh Romeo me Donaldin më shumë se unë.”
Ata bashkëpunuan për një këngë një vit më parë dhe duket se aty lindi miqësia. Më pas Elgiti u frymëzua nga lidhja e Donaldit me Bora Zemanin për një triologji të shkruar në bashkëpunim me aktorin.