Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka vdekur. Pak ditë më parë ai u nis drejt Gjermanisë për të kuruar sëmundjen autoimune të mëlçisë, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por nuk ia doli të mbijetojë.
Nishani fillimisht mori ndihmën mjekësore në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, u dërgua në Gjermani
Bujar Nishani ishte 58 vjeç dhe ushtroi detyrën e Presidentit të Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017.
Më herët ai kishte mbajtur poste të rëndësishme në qeveri, një ndër të cilave si ministër i Brendshëm./Euronews.al/