Teksa e shihni mund të krijoni një ide, pasi tiparet nuk kanë ndryshuar shumë. Sot ajo është një nga moderatoret më të komentuara të momentit e cila ka qenë kryefjalë e mediave dhe ka mbi 1 milion folloëers në Instagram.
Bëhet fjalë për moderatoren Bora Zemani. E cila në këtë foto është mjaft e vogël gjithësesi e këndshme. Bora ka mbyllur sezonin e tretë të “Përputhen”, ku prej ditësh të ftuar kanë qenë ish-konkurrentët më të spikatur.
Në dy vite që moderohet nga Bora Zemani, kjo e fundit është paraqitur gjithmonë në “top-form” me linja perfekte, por jo gjithmonë ndodh kështu.
Mirëpo dje moderatorja ka tërhequr vëmendje të madhe, teksa në fustanin jeshil që kishte veshur i dilte në pah barku i rrumbullakosur.
Nuk mund ta themi me siguri nëse moderatorja është shtatzënë apo jo, megjithatë komentuesit në rrjetet sociale janë të bindur që Bora është në pritje të ëmbël dhe prandaj është shfaqur kaq e qetë këto kohë.
Kujtojmë që herë pas here Bora ka folur për dëshirën që Arbori (djali i saj) të ketë një motër ose vëlla. Gjithsesi këto foto nuk do të thonë asgjë. Thjesht mund të jetë shëndoshur pak dhe kaq, pavarësisht dëshirës së mirë të fansave për të parë shtatzënë për herë të dytë.