Familja e Ilir Shaqirit ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, për të folur për dasmën e shumë komentuar të mbajtur të shtunën mbrëma.
Balerini i njohur ka zbuluar se ua ka mbajtur sekret si bashkëshortes dhe vajzës së tyre, të cilat kanë mbetur të habitura kur kanë kuptuar se çfarë po ndodhte.
Fituesi i “Big Brother VIP” tregoi se nuk donte t’ia tregonte të bijës surprizën, pasi e dinte se do i thoshte menjëherë mamasë së saj, Emanuela Morini, ndërkohë kjo e fundit zbuloi se si Iliri e kishte gënjyer, pasi i duhej që të vishte fustanin e bardhë të nusërisë.
“Më ka habitur dhe mua, në të vërtetë më tha se në Tiranë do ketë një festë e televizionit shqiptar dhe ne do ishim përfaqësues, cdo stilist ka përfaqësues të vet, e ne duke qenë miq me Amin dhe Ermalin, ja pse unë erdha e veshur si nuse, se mendoja se isha përfaqësuese, prandaj nuk dyshova fare”, tregon Emanuela.