VIDEO/ Sara nxjerr bllof produksionin, e bën të qartë se ka marrë informacione nga jashtë?
Një deklaratë e bërë nga Sara Karaj gjatë ditëve të fundit të “Ferma VIP” ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Prej kohësh, një pjesë e publikut ka aluduar se fermerja mund të ketë marrë informacione nga jashtë gjatë qëndrimit të saj në spektakël, ndonëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për një gjë të tillë.
Diskutimet u rikthyen pasi Sara përmendi protestat e zhvilluara në Tiranë kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec, si edhe çështje të tjera që kanë nxitur reagimin e qytetarëve.
Deklarata e saj tërhoqi menjëherë vëmendjen, ndërsa edhe opinionistja Einxhel Shkira u duk e surprizuar nga referenca. Më pas, duke komentuar situatën, ajo la të kuptohej se Sara mund t’i referohej një proteste të zhvilluar përpara hyrjes së saj në fermë.
Megjithatë, momenti është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit e programit. Shumë prej tyre e kanë interpretuar deklaratën si një tregues se Sara mund të ketë pasur dijeni për zhvillime që kanë ndodhur jashtë fermës gjatë kohës së izolimit.
Pavarësisht aludimeve që po qarkullojnë, deri tani nuk ka asnjë reagim apo sqarim zyrtar nga produksioni lidhur me këtë situatë.

