Graciano Tagani ka reaguar pasi në rrjet u bë virale një video ku ai shfaqej duke u puthur dhe aludohej se vajza në video ishte Bora Zemani.Pasi videoja u bë goxha virale, Graciano ka sqaruar të vërtetën.
Balerini postoi në Instastory videon e shumëpërfolur duke etiketuar Argjirën teksa videon e ka shoqëruar me mbishkrimin “Jeta time” dhe një emoji zemre.
Kështu Graciano i është përgjigjur spekulimeve duke konfirmuar se vajza në fjalë është Argjira dhe jo Bora.