Këngëtari dhe ish-banori i BBV, Sabiani, ka qenë së fundmi në vëmendjen e mediave rozë për prishjen e miqësisë me Ilir Shaqirin, gjë që nuk është pranuar tamam nga të dy palët, por që mes tyre ka një krisje.
Sabiani ka postuar së fundmi një video në InstaStory ku na ka emocionuar të gjithëve dhe na tregon se lidhjet e gjakut janë shumë herë më të forta se ato të miqësisë pavarësisht deklaratave “Vllai im” apo “100 milionëshi im”.
Ai ka postuar momentin në aeroport ku është duke pritur vajzën e tij, Kejsi me të cilën edhe brenda shtëpisë tregoi se është shumë i lidhur.
“Kush më erdhi mua” – dëgjohet të thotë Sabiani në video teksa tek postimi shkruan “erdhi drita syve” duke e shoqëruar dhe me një emoji zemër.
Sabiani ka qenë gjithë këto në qendër të mediave rozë për shkak të lajmeve me Ilir Shaqirin dhe sidomos mungesa e kënëtarit në dasmën e balerinit u bë kryefjalë.
Ende nuk e dimë cfarë ka ndodhur mes dy ish-miqve të BBV, por marrëdhënia e tij nuk është më si në fillim. Arsyen e vërtet e dinë vetëm ata dy.