Bukuroshet e ekranit, Beatrix Ramosaj dhe Luana Vjollca janë bërë së fundmi bashkë. Mësohet se sot në mbrëmje, vajzat do të bashkëbisedojnë rreth temës së bullizmit dhe traumës.
Beatrix ka ndarë më herët edhe një video me ndjekësit e saj, duke treguar se sa shumë është bullizuar që kur ka dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”.
Pasi foli gjatë në një video, Trixa shpërndau edhe një mesazh më herët
Ju kujtojmë shkrimin e saj më herët:
Dua tu drejtohem sot të gjithë njerëzve që më ndjekin dhe atyre që s’më ndjekin, atyre që më duan dhe atyre që s’më duan!
Jam pjesë e kësaj industrie që nga mosha 15-vjeçare. Daljet e mia publike kanë qenë shumë të limituara. Asnjëherë s’kam qenë pjesë e skandaleve. Asnjëherë nuk jam përfshirë në debate online. Nuk kam dhënë shumë intervista. Mirëpo 3 muajt e fundit, mbase më shumë, është abuzuar pafund me emrin tim. Jam mallkuar unë, është mallkuar familja ime, gjithë njerëzit që më kanë mbështetur.
Kisha vendour të hesht. Mendoja si do e përballoja gjithë këtë tension, por e shoh që thjesht nuk po mbaron për mua. Nuk do doja kurrë që as unë dhe as të tjerët të bullizoheshin, apo sulmoheshin në emrin tim. Të tregojmë qytetari e të ndërgjegjësohemi për gjërat që shkruajmë!
Kam heshtur shumë po nuk do hesht më!
Dua të jem shembull i mirë për vajzat edhe gratë! T’iu tregoj që duhet t’i dalim zot vetes dhe mos ta ulim kokën e të pranojmë dhunën përfshirë edhe atë online.
Nga sot e tutje çdo portal që do mundohet të më prishë imazhin, çdo individ që do më ofendojë ose kërcënojë do përballet me pasoja ligjore.
Faleminderit njerëzve që më kanë mbështetur, të gjithë atyre që janë me mua sot! Do ju lutesha gjithëve të mendohemi mirë para se ta themi fjalën! Të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin! Të duam më shumë njëri-tjetrin! Një jetë kemi. Duajeni më shumë njëri-tjetrin
Shihemi me projekte të ardhshme!
Ndërkohë, sonte Luana dhe Beatrix do t’i rikthehen sërish kësaj teme mjaft delikate por aktuale.
“Sonte, në orën 20:30-live në Instagram, Luana Vjollca së bashku me Beatrix Ramosaj, do të bashkëbisedojnë rreth temës së Bullizmit dhe Truamës. Stay Tuned”, shkruhet në faqen e “Thuaje” në Instagram.