E dhimbshme! Ra aksidentalisht nga kati i gjashtë, humb jetën tragjikisht nëna e dy fëmijëve të m*tur!

Te Fundit

Mbrëmjen e djeshme Vlora u trondit nga një ngjarje e rëndë, nëna 27-vjeçare e dy fëmijëve të mitur, Antika Bylyshaj Velaj ra nga kati i gjashtë i një pallati, duke ndërruar jetë tragjikisht.

Antika, e cila mbylli sytë përgjithmonë në duart e mjekve duke lënë pas dy vegjëlit e saj, do të përcillet nesër për në banesën e fundit.

Familjarët lajmërojnë se nisja do të bëhet që nga shtëpia e tyre në orën 12:00, drejt varrezave të qytetit.

Kujtojmë se sipas raportimeve, thuhet se familjarët e saj kanë pasur dyshime se së fundi e reja kishte shfaqur shenja depresioni, por edne nuk ka një zbardhje të plotë të ngjarjes nga autoritetet.

Lajmet e fundit