Prej ditësh në rrjet po qarkullojnë lajme se Bora Zemani është rikthyer me Donald Veshajn. Dyshja janë kapur mat në Itali dhe kjo nuk është pritur aq mirë nga publiku.
Ndjekësit kanë shpërthyer në komente jo dhe aq të këndshme për moderatoren. Disa i kanë akuzuar të dy për lojë, ndërsa disa të tjerë mendojnë që Bora nuk duhet ta kishte falur Donaldin.
Nisur nga kjo, ajo ka publikuar një video në Tik Tok me një mesazh të fortë për të gjithë komentuesit. “Nëse ti nuk mund të thuash diçka të bukur, më mirë mos thuaj gjë fare”, thuhet në audion e përdorur nga Bora.