Lajmi i gjyqit dhe problemet me drejtësinë për vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj shkaktoi shumë zhurmë, edhe pse ndaj tyre nuk pati asnjë reagim.
Bëhej fjalë për një ngjajrje të ndodhur në vitin 2017 ku vëllezërit ishin përfshirë në një sherr duke dëmtuar me mjete të forta shtetasin Arjan L.
Sipas këtyre lajmeve, Romeo dhe Donaldi rrezikonin burgun sepse Prokuroria kërkonte ndryshimin e vendimit të marrë asokohe, sipas të cilit ato ishin lënë të lirë.
Mbrëmjen e djeshme vëllezërit kanë folur për herë të parë mbi këtë situatë gjatë emisionit të tyre “Më lër të flas”.
Donaldi: Arrihet deri në shpifje. Për mua dhe Romeon thuhej ka një seancë gjyqi, kur ajo ishte një seancë këshillimi dhe ne nuk kemi dashur të dalim as në deklarata, as nëpër Instagram të themi që kjo nuk është e vërtetë sepse portalet atë duan që të marrin vëmendje. Të gjitha bëhen për klikime dhe për dy lekë të poshtra dhe të qelbura!
Romeo: Gazetat faleminderit që na mbështesni, faleminderit që bëni lajme, ka lajme shumë të bukura që dalin nga ju, por mendoni kur bëni një shpifje dhe bëni skenarin e gjithë historisë, mendoni: Po ky njeriu a ka familje në shtëpi? Po dale m se kjo gjëja nuk është kështu.