Mikela dhe Erjoni dolën çift nga Përputhen ku dukeshin mjaft të dashuruar, aq sa Erjoni i dedikoi edhe këngë “Dashuria”, e nuk lanë intervistë pa shkuar bashkë.
Por mesa duket kaq ishte, Erjoni dhe Mikela kanë fshirë çdo postim që kishin bashkë në Instagram, ndonse ende e ndjekin njëri tjetrin.
Ndoshta ka ndodhur një krisje, ose ndarje mes tyre gjithësesi mbetet për tu parë.
Zakonisht asnjë nga çiftet e Përputhen nuk i kanë rezistuar kohës, të gjithë janë ndarë, epo tani, jo çdo gjë zgjat përgjithmonë!