Modelja Beniada Nishani është pyetur në Instagramin e saj pse nuk mbajti zi për largimin nga jeta te ish-Presidentit te Shqiperise, Bujar Nishani.
Beniada e cila hyri në Big Brother Vip, e njohur si mbesa e Nishanit tregon se dhimbja për një mik, nuk tregohet në Instagram apo rrjetet t jera sociale.
Duke iu përgjigjur një komentueseje modelja tregon se nuk e ka njohur nga afër ish-Presidentin Bujar Nishani, pasi ishin miq të largët.
“Beniada sido që të keni shkuar me familjen e xhaxhi Bujarit t’i duhet ta kishe nxjerrë te faqja jote se ai është gjaku jot, mos i humb vlerat që ke marrë”, shkruan një komentuese.
Beniada: Me shumë dashuri dua t’ju tregoj se respekti dhe dhimbja për një person që nuk është mes nesh, nuk tregohet nga Instagrami. S’e kam pasur fatin asnjëherë ta njoh nga afër, nuk ishte xhaxhai im, por kushëriri i babit.
Mendoj se komentet në këto raste është më mirë t’i mbani për vete. Çdo gjë që unë publikoj është pjesë e punës time. Faleminderit për mirëkuptimin, ju kam shumë xhan”, përgjigjet Beniada.