E rëndë në vend! Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

Te Fundit

Ndërron jetë në banesë një 14 vjeçar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 14-vjeçari vuante nga epilepsia ndërsa ka pasur edhe probleme nga zemra që në lindje.

Ka qenë nëna e tij që ka kërkuar ndihmën mjekësore por kur bluzat e bardha kanë shkuar në banesë, e kanë gjetur të miturin të pajetë. Policia po ashtu ndodhet në vendngjarje për të bërë veprimet proceduriale mbi rastin.

I mituri jetonte me nënën e tij dhe me njerkun, pasi nëna ka qenë e divorcuar nga bashkëshorti./Top Channel

Lajmet e fundit