Ronela Hajati ka qenë kryefjalë e mediave këto kohët e fundit.
Pasi u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion me këngën ‘Sekret’, Ronela Hajati është përballur me një sërë kritikash.
Shumica e popullit shqiptar komentonin në Instagramin e saj pakënaqësi lidhur me performancën dhe tekstin e këngës që nuk përshtatej me vendin që përfaqëson, teksa skeptike u tregua edhe Eurovizion e cila krahasoi koreografinë e këngës së Ronelës si një skenë orgjie.
Ndërkohë dy fjalë për performancën e Ronelës ka edhe ish-i i saj, Young Zerka.
Ky i fundit tha se i ishte bërë qejfi që një këngë e tillë shkoi në Eurovision.
“Shumë mirë,mu bë qefi sepse është hera e parë që një këngë ritmike shkon në Eurovision pasi gjithmonë kemi shkuar me këngë me “pre damarët”-tha Zerka