Nevila Pjetri është shqiptarja që u gjet e pajetë jo shumë larg shtratit të përroit Parmignola, në një zonë periferike dhe të pabanuar të Komunës së Sarzanës.
E ndjera është gjetur pak pas orës 02:00 të natës së kaluar, teksa dyshohet se është vrarë nga Daniele Bedini, një 32-vjeçar italian.
Bedini me precedentë penalë për grabitje dhe i akuzuar për dy vrasje të zbuluara në zonën e Sarzana, në një hark kohor prej 24 orësh dyshohet se i mori jetën shqiptares me dy plumba.
Sipas autopsisë, mjekja ligjore Susanna Gamba konstatoi se 35 vjeçarja shqiptare u vra me dy të shtëna me pistoletë të kalibrit 22 në kokë.
Gjuajtja e parë është qëlluar në ballë, tjetra pas veshit të majtë, teksa mbetet për t’u sqaruar nëse vrasja ka ndodhur në vendin ku është gjetur kufoma apo diku tjetër.