Beatrix Ramosaj sapo ka publikuar këngën më të re me titull “Vonë”. Kënga vjen në një ditë mjaft të rëndësishme për këngëtare, pasi sot feston ditëlindjen.
Beatrix, e cila vazhdon të jetë shumë e përfolur për romancën që pati me Donald Veshaj, flet në këngë për një person me të cilin nuk është më.
Kaq ka mjaftuar që të spekulohet se fjalët ia adreson ish të dashurit të saj, të cilin e njohur gjatë kohës që ishin në Big Brother Vip.
“Tash po t’djeg”, “Inati po t’vjen”, “Von o për falje”, “Shumë fake je” janë disa nga fjalët që Trixa ka përdorur në këngë, dhe që duket se janë për ish-in e saj.
Ajo që bie direkt në sy është fatki që Triksa nuk është lodhur fare për klipin, pasi e ka marrë të gatshëm nga dikush tjetër. Klipi është identik me këngën “Muaj” nga Leon, e cila është publikuar para 11 muajsh.
Jemi mësuar që këngëtarët shqiptarë të kopjojnë ide, këngë, klipe nga të huajt, por rradhë ndodh që shqiptarët të kopjojnë prej njëri-tjetrit.