Prej javësh po përflitet se Bora Zemani do të largohet nga “Përputhen” dhe moderatores do ti besohet drejtimi i “Dancing With the Stars”.
Ky lajm duket se është konfirmuar tërthorazi nga autorja Olsa Muhameti, e cila ka njoftuar se “Përputhen” do të rikthehet në Shtator, por me ndryshime të mëdha.
“Do flasim gjatë për Përputhen e jashtëzakonshme që pritet të nisë në Shtator, tërësisht e ndryshuar”, ka shkruar Olsa, deklaratë e cila është lidhur dhe me largimin e Borës.