Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka pritur në takim, miss Univers Kosova 2020, Blerta Veselin.
Në këtë takim përfaqësuesja e Kosovës e informoi ministren Dumoshi se ajo do të përfaqësojë Kosovën në Miss Universe 2021.
“Ministrja Vlora Dumoshi priti në takim Blerta Veseli, Miss Universe Kosova 2020. Veseli e informoi ministren Dumoshi se ajo do të përfaqësojë Kosovën në Miss Universe 2021, dhe se atje do të jetë zë për ngritjen e imazhit të Kosovës dhe femrës kosovare”, shkruhet në postimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kujtojmë që Blerta Veseli fitoi kurorën e më të bukurës në natën finale të “Miss Universe Albania & Kosovo 2020”, ku poashtu u përzgjodh edhe përfaqësuesja e Shqipërisë.