Sipas Olti Currit Megi Pojani dhe Endri Çekiçi do të jenë çifti që do të flasin të gjithë portalet dhe që do të bëjnë të harrohet historia e Borës dhe Donaldit.
Blogeri postoi në Instastory disa video ku shprehej për Megin dhe Endrin se janë një çift bombastik, por e vetmja lëvizje që duhet të bëjnë sipas tij është ta bëjnë lidhjen publike.
Olti Curri: Megi dhe Endri janë çifti më i ri bombastik i showbizit shqiptar sepse Megi super personazh, Endri luan me një skuadër të rëndësishme. Ky është çifti që rrëzojnë nga froni Donaldin dhe Borën me një lëvizje, kështu që nëse vendosin lidhjen e tyre ta bëjnë publike vëmendja e të gjithë mediave e portaleve do jetë vetëm tek ta dhe gjithë dimrit do flitet vetëm për ta.