Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është gjetur i gjallë afër shtëpisë së tij.
Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net, Lumni Graisha, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
“E kanë gjetur familjarët afër fshatit, për momentin është në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë. Policia po i kryen veprimet e veta, për procedurat tjera sapo të jetë i gatshëm për deklarim personi në fjalë do të kryhen”, ka thënë drejtori Graishta për Reporteri.net.
Ai nuk dha detaje nëse 28-vjeçari u gjet i lidhur dhe zhveshur.
I pyetur si është gjendja e tij shëndetësore, Graishta ka thënë se i riu nga Malisheva nuk ka lëndime të theksuara.
“Lëndime të dukshme nuk ka”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se nuk ka persona të arrestuar, vetëm të ndaluar.
“Jo për momentin persona të arrestuar nuk ka, kemi shoqëruar disa persona për intervistu. “, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.