Do të rikthehet këtë verë për të tretin edicion “Ora Verore”, në Rtv Ora. Nën autorësinë dhe moderimin e Ronaldo Sharka si edhe Feride Kuqit emisioni do të nisë transmetimin ditën e hënë me 4 korrik. Të ftuar në emisionin “Ditë e Re” ata zbuluan disa nga surprizat që na presin këtë sezon dhe e ftuara e parë do të jetë Beatrix Ramosaj.
Ky do të jetë emisioni i parë ku do e shohim të ftuar Beatrixën, e cila i ka shmangur daljet në ekran dhe intervistat që pas BBV.
“Në datën 4 korrik Beatrix Ramosaj thyen heshtjen për Donaldin dhe Borën, e kemi ekskluzive” zbuloi Ronaldo Sharka.