I ngacmoi motrën, Mateo merr zv*rrë gazetarin në mes të lokalit në Tiranë (VIDEO)
“Vëllai për motrën shkatërron botën”, jo më kot është thënë kjo shprehje nga të parët tanë dhe mesa duket ish-finalistin e Big Brotehr Vip e kanë prekur te pikat e tij më e dobët, motra.
Së fundmi Mateo ka rënë “pre” e një kamere të fshehtë nga gazetarët e emisionit “Andale”. Një kamere e cila duhet të them që përshkallëzoi deri në dhunë.
Gjithçka ishte organizuar me ndihmë të motrës së tij, Keijsit, e cila pranoi që të bëhej pjesë e kësaj kamere të fshehtë për t’i bërë vëllait të saj “një lojë të vogël”. Sipas asaj që ishte programuar qysh më herët, Keijsi e telefonoi Mateon ku dhe i tha që një i ri po shqetësonte në ambientin ku dhe ndodhej dhe i riu që po e “ngacmonte” ishte pikërisht gazetari dhe personazhi i emisionit “Andale”.
Menjëherë pa kësaj telefonate Mateo u nis “rrufe” për te e motra dhe reagoi menjëherë ku dhe i kërkoi llogari gazetarit, madje e tërhoqi me forcë nga bluza duke e tërhequr zvarrë.
Por, ku organizatorët e kësaj kamere të fshehtë panë që situata po u dilte komplet nga kontrolli i thanë Mateos që kjo ishte veçse një kamere e fshehtë!
© Credits Andale

