Moderatorja sportive Qëndresa Krelani ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka zbuluar se plazhi i saj i preferuar është Velipoja.
Ajo ka thënë se nuk ka shkuar kurrë në Dubai për pushime luksoze sepse Dubain e saj e ka gjetur në Velipojë.
“Pavarësisht se kemi luksin të shkojmë dhe të jemi prezentë nëpër plazhet më luksoze të Shqipërisë unë jam modeste dhe për shembull kur isha tani, shkova në Velipojë. Kam qëndruar për 10 ditë dhe i ngacmoja shoqet e mia që pëlqejnë të shkojnë në Dubai.
Dhe unë iu them: “E kam gjetur Dubain tim dhe është ‘Velipaj’. Nuk kam qenë kurrë në Dubai sepse e kam gjetur vendin tim që e quaj Velipaj dhe është Velipoja”, është shprehur Qëndresa.