Besim Dina i humbur nga vdekja e vëllait.
Siç u bë e ditur pak ditë më parë, Besim Dina ka humbur vëllain, Bedriun, që siç kuptojmë, ishte inxhiner, por edhe artist i apasionuar.
Vëllai i madh i Besim Dines, ishte solist i muzikës së mirëfilltë, madje edhe anëtar i korit të burrave të qytetit të Gjakovës, shkruan “Kosovarja”.
Lajmi për vdekjen e parakohshme të vëllait të yllit të humorit u bë i ditur pak ditë më parë, ndërkohë që publiku mbrëmë e pa shoun e përjavshëm “Oxygen” me Besim Dina, që mesa duket ka qenë i xhiruar më parë.
Vetë Besimi nuk ka lënë ndonjë mbishkrim në rrjete sociale për humbjen e një prej personave më të afërt e më të dashur për të.
Ai, nuk ka postuar asnjë gjë, ndoshta se dhimbja e kësaj humbje e ka humbur edhe një nga njerëzit me energjinë më të mirë që e hasim prej shumë vitesh në ekran.