Dj Dagz është një nga ish-banorët e “Big Brother” dhe një nga artistat më të përfolur të momentit jo vetëm për projektet e tij muzikore por edhe për historinë e dashurisë që u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe që vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë me moderatoren e njohur, Einxhel Shkirën.
Në shtëpinë e ‘BBV’, Dagz ishte si një banor i vetëm së bashku me mikun e tij të ngushtë, Dj Pm i cili prej vitesh i njohur për publikun për sa i përket këngëve të tij dhe performancës në club-et e Kosovës dhe Shqipërisë.
Jo vetëm për çfarë dha brenda shtëpisë, por dhe për lidhjen e tij me Sarah Berishën që vazhdon ende pas përfundimit.
Të dy artistët shpesh na tregojnë dashurinë dhe adhurimin që ndjekësit e tyre kanë për ta dhe muzikën që ata prodhojnë. Top Albania Radio shkruan se së fundmi na kanë zbuluar një veprim ‘të çmendur’ që një prej tyre ka bërë së fundmi duke e ‘përjetësuar’ në krah frazën e tyre të njohur:
“Its’ PM to the DAGZ”.