Semi Jaupaj ka qenë në qendër të vëmendjes pas daljes nga Big Brother, jo vetëm për pjesëmarrjen dhe atë çka dha në reality show-n e famshëm, por sepse që nga momenti i “kthimit në realitet” ka realizuar disa projekte muzikore vërtetë të suksesshme.
Në njërin prej këtyre projekteve, më saktësisht në këngën “All you lovin” nuk kaloi pa u vënë re kimia e këngëtares me bashkëpunëtorin e saj, Ron Zaitin. Aq të afërt ishin në klip dhe në një video të tyren që bëri xhiron e portaleve, sa të gjithë ishin të bindur se kishte nisur një histori dashurie.
E megjithatë, ende pa u konfirmuar mirë lidhja e artistëve, duket se gjithçka mes tyre ka përfunduar. “Prive” raporton se Semi dhe Roni nuk janë më bashkë, por kanë mbajtur marrëdhënie të mirë pas ndarjes dhe tashmë janë thjesht miq.
Apo nuk kanë qenë fare bashkë? Këtë nuk e dimë..