Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ka ironizuar së fundmi Donald Veshajn për shtëpitë që ai tha se do të ndërtonte për njerëzit në nevojë pasi doli nga “Big Brother VIP”.
“Ku janë këta që do të ndërtonin shtëpi për njerëzit në nevojë? Apo harruat? Po këta lypsat e Tik Tokut? Mjerë ju që dërgoni dhurata, i duatrokisni dhe i përkrahni sepse asnjë story nuk nxjerrin për njerëzit në nevojë dhe për shumë të tjerë që janë me probleme…siç i keni ngritur ka ardhur koha t’i ulni që ta ndjejnë tronditjen lypsat. Hiqini follow-in se është e njëjta gjë si t’i marrësh karamelen një fëmijë të vogël, do qajnë”, ka shkruar Shqipja.
Ndërkohë Donaldi nuk ka kthyer ende një përgjigje.