Ana Gjini dhe Bruno Shemsho janë dy ish konkurrentët e edicionit të tretë që dolën çift nga “Për’puthen”.
Por jo shumë gjatë dhe lidhja tyre mori fund.
Si duket ndarja e tyre nuk ka ndodhur aspak në mënyrë paqësore, pasi ata vazhdojnë e “thumbojnë” njëri-tjetrin.
Ana ishte ajo e cila kësaj radhe përmes një bisede virtuale me ndjekësit, shfrytëzoi rastin për të “thumbuar” Brunon.
“A je e lumtur?”, ishte pyetja që i bëri një ndjekës, të cilit Ana nuk hezitoi t’i përgjigjet.
“Mjaftueshëm me e bo gjumin rehat duke e ditë se: 1. Sepse kam njerëzit më të mirë afër vetes, 2. Që më hoqi Zoti qafe njerëzit që s’më duhen.”, thuhet në përgjigjjen e saj.
Asnjëri nga të dy nuk kanë sqaruar ende se cila ishte arsyeja e ndarjes.