Përveç Semi Jaupajt, Bora Zemani ka zbuluar më herët që ka edhe një tjetër shoqe të ngushtë, e cila quhet Aulona. Moderatorja ka publikuar shpesh foto apo video me shoqen e saj të ngushtë, ndërsa së funmdi ajo ka vendosur të publikojë mesazhet private me të.
Bora publikoi në Instastory një bisedë të shkurtër që kishte zhvilluar me Aulonën në rrjetin social. Biseda nis nga një mesazh që shoqja e saj i kishte dërguar Borës në një nga foto që ajo kishte publikuar.
Në mesazhet që kanë shkëmbyer, dy shoqet ironizojnë kritikat që moderatorja merr shpesh sa i përket pamjes së jashtme. Bora është kritikuar disa herë për operacione plastike në fytyrë dhe me sa duket ka vendosur të kundërpërgjigjet kështu.
Mesazhet:
Aulona: Pse nuk shkruajte- jo po filtra, jo po operacione, jo po photoshop.
Bora: Ja e shkrujate ti.
Aulona: Dikush duhet ta thoshte. Vetëm se unë s’ta them dot publikisht se s’më njeh njeri, s’jam vip.
Bora: Ti je super vip mi. Të ka peshë fjala. Bricjap mo.
Aulona: Faleminderit, nder i madh për neve.