Aktori dhe gazetari Artion Vreto i nuk përjashtoi mundësinë për të marrë pjesë në Big Brother VIP 2.
Ai tha se nuk është kundër eksperiencave ndërsa Big Brother Vip të këtij viti e ka konsideruar si teatër.
Sipas Vretos, Big Brother VIP i këtij viti, u kthye në dispozicion të rrjeteve sociale.
Artion Vreto: Nuk jam kundër eksperiencave, unë jam tipi që edhe babi e mami im më thoshin Kiu Fiu, filloja bëja kurs pikture, mbaroja atë, shkoja bëja një kurs tjetër. Jam tip që provoj. Big Brother është nëj pyetje që ja kam bërë vetes dhe ma bëjnë shumë. Shumë veta që më njohin nga afër thonë ti duhet të jesh pjesë. Ky që kaloi mu duk pak si teatër i madh. Ishte një Big Brother që u kthye për rrjetet sociale. E kam ndjekur për mënyrën e trajtimit të gjërave. Të bëjmë sherr për hir të sherrit. Reality bëhet të njohësh at që është në jetën reale. Unë nëse do hyja, do hyja për të qenë Artjoni që jam. Nuk e mbaj dot teatrin për tre muaj.